Lajme

Sela: Kur të hapet Kushtetuta kemi kushtet tona për ta dhënë votën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, subjekti politik i të cilit është në opozitë, ka theksuar se miratimi i propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka qenë një moment tepër i rëndësishëm për vendin.

“Është e vërtetë se ne Aleanca për Shqiptarët si opozitë e përkrahem marrëveshjen e ashtu quajtur propozimi francez. Natyrisht që ky ishte një moment i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm, duke pasur parasysh që paralelisht kushtëzohej hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Më është dukur e pakuptimtë që duhet të shkojmë në mënyrë paralele për shkak se mendoj që kryeministri i Shqipërisë e ka për obligim që t’i çojë shqiptarët në Bashkimin Evropianë sa më shpejtë, por sidoqoftë hapja e këtij rrugëtimi është një moment i rëndësishëm politik”, ka theksuar Sela në ‘RTK Prime’.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Sipas tij, Maqedonia e Veriut ditën e shtunë ishte para dilemës nëse do të vazhdojë rrugëtimi drejt BE-së duke e votuar rezolutën që e solli parlamenti ose të ndërpresë bisedimet me fqinjin – Bullgarinë.

Ai ka thënë se pa votën e subjektit të tij kjo marrëveshje nuk do të mund të miratohej.

“E para e punës opinioni ta ketë të qartë se nuk u votua për ndryshimet kushtetuese, por thjesht është votuar një rezolutë që të vazhojë rrugëtimi drejt BE-së dhe negociatat me Bullagarinë. Si rrjedhojë e kësaj rezolute është nënshkruar edhe protokolli i dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe natyrisht pasojnë edhe hapat e tjerë për t’u zbatuar komplet plani francez i cili parasheh zgjedhjen e kontestit që kanë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, por që ka të bëjë kryesisht me bashkësinë etnike maqedonase, ëështje identitare, gjuhësore etj”, ka nënvizuar Sela.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Sipas tij opinioni shqiptar ka keqkuptuar që ky subjekt nuk ka nxjerrë në tryezë tema të tjera. “Ne e kemi thënë zëshëm se kur hapet kushtetuta, Aleanca për Shqiptare ka kushte për t’i dhënë votat e veta për ndryshimet kushtetuese: njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë shqipe me kushtetutë dhe që nënkupton futjen e shqiptarëve në pjesët normative dhe jo me këtë definicionin që e kemi tani, ku është gjuha që e flasin më shumë se 20 përqind e popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja. Por, ka edhe çështje tjera që do t’i paraqesim”, është shprehur Sela./alba zone

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *