Sport

E pesta në planet! Luiza Gega “gdhend” emrin e Shqipërisë në finalen e Botërorit të Atletikës

Luiza Gega është një nga femrat më të shpejta të botës në 3000 metra me pengesa.

Atletja e njohur shqiptare është renditur e 5-ta në finalen e Botërorit të Atletikës, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Në pistë, Luiza tregoi sërish se është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje, Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar prej saj në këtë Botëror është fantastike.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Luiza Gega me kohën 9:14.29 dhe u vendos më 1 korrik, në Lojërat Mesdhetare, “Oran 2022”.

Gjithashtu, presidenti i Shqipërisë, Ilir meta, ka bërë një postim në Facebook duke përgëzuar Gegën për këtë arritje historike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *