Lajme

(Video) Rama tmerron fëmijët që ishin në Kuvend me fjalorin e tij, ndërpritet seanca

Seanca e Kuvendit u ndërpre pasi kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim lemeritës, duke përmendur kocka, skelete, barbarë dhe thika.

Por kur u kuptua se në llozhë ishin disa fëmijë, që ishin ftuar të ndiqnin seancën, atëherë u vendos ndërprerja e seancës deri në largimin e tyre.

Rama po mbante një fjalim të frikshëm me tone të ashpra dhe plot fyerje për opozitën.

Kjo nuk është një rezolutë e zakonshme. Është fillimi i një rruge që do shkojë në Strasburg, synon të lëvizë Këshillin e Evropës, jo të lëvizë ujërat e ndenjur të kënetës së Shqupit.

Po kujt t’i flasësh? Këta nuk kanë atdhe. Nuk kanë as din dhe as iman. Kur marrin mikrofonat, tjetërsohen. Thonë kështu e ka politika, ngulja thikën kujt të mundesh, ku të mundesh sa të mundesh. madje po e hëngri dhe vendi yt, s’ka problem.

Kështu i ka mësuar baca, nga i cili kujtojnë se janë ndarë. Tani i ka ndarë Amerika se janë ca që nuk pyesin për Amerikën, janë ca që mendojnë se mos i ndodh gjë Amerikës se po e mbështesin.

Po të shikosh historikun e rezolutave është ajo që ju thashë, sa herë kanë një problem, me vrap të zhvarrosin kockat deri në Srebrenicë, dhe pastaj hyjnë në garë se kush kap dhe kush bluan më shumë kocka nga ato të Srebrenicës këtu në parlament. Barbarë. Barbarë firmato të gjithë.

Ju kujtohet Kosova këtu dhe kujtohen t’i bien Millosheviçit në botën tjetër sa herë bota reale iu lëviz nën këmbë,” tha Rama.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Pasi fëmijët u tmerruan, seanca u ndërpre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *