Lajme

Gjoba 30 mln euro/ Sulmi nga Rama: Top Channel modifikon artikullin

Një sulm kibernetik që ka rrezikuar seriozisht sistemet e të dhënave të shtetit shqiptar, ka krijur dyshime të forta dhe aludime për arsyet dhe entitete që mund të qëndrojnë pas tij. 

Ditën e djeshme televizioni Top Channel ka pretenduar se sipas burimeve të tyre, një mesazh i ka shkuar AKSHI-t ku hakerat që sulmuan sistemet kanë kërkuar 30 milionë dollarë në bitcoin. 

“Por mesazhi i dytë ngre dyshime të tjera. Burimet i thanë Top Channel se në një mesazh të dytë ka shkuar pranë AKSHI-t ku janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin”, thuhej në shkrimin e Top Channel. 

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Kryeministri Rama e sulmoi shumë ashpër këtë televizion, duke i konsideruar shpifje dhe përhapje paniku përmbajtjet e shkrimit. 

Top Channel e modifikoi artikullin, duke i ndryshuar titullin, që ngre pikëpyetje nëse sulmi ka qenë nga Irani dhe duke i hequr kritikat për e-albania dhe punën e tyre që e cilësonin të dobët.

“Identiteti i hakerave nuk është aspak një alibi për faktin që e-Albania kishte një sistem mbrojtës aq të dobët sa u shemb kaq lehtë”, thuhej në shkrimin origjinal. 

Por televizioni duket se i qëndron pretendimit se hakerat kanë kërkuar para, por në versionin e dytë në vend të dollarëve thuhet 30 milionë euro. Pikërisht për këtë lindi edhe përplasja me Ramën.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë”, shkruante Rama.

Sulmi kibernetik duket se e ka trazuar seriozisht qeverinë dhe ambientin mediatik. Ngjashëm me Top Channel, edhe media të tjera i zhdukën kritikat për e-Albania./TPZ 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *