Bota

‘Kodi i kuq për njerëzimin’, Biden: Ndryshimet klimatike, kërcënim për botën

Presidenti Joe Biden e ka cilësuar ndryshimin e klimës “një rrezik të qartë dhe aktual ” për kombin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se do të investohen 2.3 miliardë dollarë për të ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës që mund t’i rezistojë motit ekstrem dhe fatkeqësive natyrore.

“Shëndeti i qytetarëve dhe i komuniteteve tona është në rrezik. Shkencëtarët  ndërkombëtarë të OKB-së për klimën e quajnë raportin e fundit kodi i kuq për njerëzimin” u shpreh presidenti amerikan.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Biden e mbajti fjalimin në zonën ku dikur ndodhej një termocentral me qymyr që po shndërrohet në një fabrikë të energjisë së erës.

Frenimi i efekteve të ndryshimeve klimatike është pjesë e mandatit politik të 79-vjeçarit, por presidenti aktualisht po lufton për të miratuar legjislacionin në Kongres.

Në fillim të kësaj jave, një senator demokrat hodhi poshtë shpresat për një paketë legjislative gjithëpërfshirëse të programeve të reja mjedisore për shkak të frikës së humbjes së vendeve të punës.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Por, Biden po nxit kalimin drejt energjisë së pastër dhe thotë se së shpejti do të shpallë veprime të reja ekzekutive që do të përfshijë ndër të tjera përpjekjet për të forcuar fermat e erës në Gjirin e Meksikës.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *