Bota

Sunak dhe Truss, kandidatët përfundimtarë për kryeministrin e Britanisë

Rishi Sunak dhe Liz Truss janë kandidatët përfundimtarë në garë për të qeverisur Mbretërinë e Bashkuar pas largimit të Boris Johnson.

Sunak tha se do të prezantonte “një grup reformash po aq radikale sa ato që bëri Margaret Thatcher në vitet 1980”, raporton Daily Telegraph.

Në Daily Mail, zonja Truss premtoi “politikë konservatore të uljes së taksave, nxitjes së ndërmarrjeve, miqësore ndaj biznesit”.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Ish-kancelari, Sunak, i cili udhëhoqi vazhdimisht mes deputetëve, kryesoi me 137 vota. Sondazhet sugjerojnë se ai është më pak i popullarizuar në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore që do të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar muajin e ardhshëm.

Dy finalistët tani do të vijojnë fushatën e tyre për të bindur qytetarët për politikat dhe reformat që do të ndërmarrin. E para do të zhvillohet në Leeds më 28 korrik, ndërsa e fundit në Londër më 31 gusht.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *