Ja cilat janë ëndrrat më të zakonshme në shtete të ndryshme dhe në Shqipëri
Një studim i ri ka zbuluar ëndrrat më të zakonshme mes njerëzve nga e gjithë bota.
Duke përkthyer fjalën ‘ëndërr’ në secilën gjuhë dhe duke analizuar të dhënat e kërkimeve në Google të secilit shtet, ky studim zbuloi subjektet më të zakonshme të ëndrrave, në çdo shtet të botës.
Rezultatet treguan se ëndrrat mund të jenë një tregues i rëndësishëm i ndërgjegjes sonë kolektive dhe se shteti ku jetojmë mund të jetë duke ndikuar shumë më tepër nga sa e kishim menduar, mbi imazhet që na shfaqen në orët e vona të natës!
Interpretimi i ëndrrave është kthyer në një biznes të fuqishëm sidomos në komunitetet më të varfra edhe pse shkenca nuk e njeh këtë fushë si të besueshme apo serioze.
Por, ka edhe nga ato ëndrra që mund të shpjegohen nga aspekti psikologjik, sidomos kur ato janë të përsëritura.
Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar ëndrra më e zakonshme është ‘rënia e dhëmbëve’ që sipas psikologëve mund të interpretohet si stres dhe ankth në jetën e përditshmen.
Në SHBA, Kanada dhe Australi kjo ëndërr ishte gjithashtu më e përsëritura por në rang global, ëndrra më e zakonshme mes njerëzve ishin ato me gjarpërinj!
Në 1/3 e shteteve dhe në shumicën e vendeve të botës së tretë, përfshi Brazilin, Indinë apo Egjiptin, këto zvarranikë të frikshëm trazojnë mendimet e shumicës së njerëzve gjatë mbrëmjes. Të tjera ëndrra me kafshë përfshinin ato me minj, pleshta, pëllumba, ketra dhe peshq.
Ndërkohë, tematika të tjera përfshinin ëndrrat me ish-bashkëshortë ose ish të dashur (Japoni, Togo, Madagaskar), rënia në ujë (Koreja e Jugut), tradhtia (Andorra), apo edhe vdekja (Kosta Rika, Hungari).
Në shtete të tjera, çuditërisht ëndrrat më të zakonshme kishin simbole paska më pozitive si bora në Islandë, kapelet në Greqi, këpucët në Etiopi apo ylberi në Bhutan.
Çuditërisht, sipas studimit në Shqipëri shohin më tepër ëndrra me… gjoks.
Sidoqoftë, duhet thënë se ky studim përfshinë të dhëna të mbledhura vetëm nga kërkimet në Google, që do të thotë se vetëm ata që vendosën ta kërkonin ëndrrën e tyre në Google, janë përfshirë në këtë studim.
Në të njëjtën kohë, kërkimet në Google nuk mund të merren si rezultate definitive.
Kjo sepse vetëm ëndrrat më të çuditshme apo ato më të frikshmet, do ta shtynin dikë të kërkonte kuptimin e saj në Google. Ëndrrat më të zakonshme nuk e shtyjnë dikë ta kërkojë atë në Google pra ato nuk janë përfshirë në këtë studim, edhe pse mund të jenë më të shpeshtat dhe më të përsëriturat mes njerëzve.
Duke klikuar këtu mund të gjeni listën e plotë të rezultateve sipas secilit shtet.
Rruga Press