Lajme

KLSH: Fondi Shqiptar i Zhvillimit, abuzime me rrugën Uji i Ftohtë-Orikum

Rikonstruksioni i rrugës Uji i Ftohtë-Orikum dukshëm është i projektuar keq nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e bëri objekt të auditimeve të tij dhe rezultati është probleme të mëdha teknike.

Sipas raportit, i përfunduar në muajin prill dhe publikuar në qershor, fondi ende nuk e ka një projekt përfundimtar për këtë rrugë.

Ai është gjithmonë në proces ndryshimi ç’ka ka sjellë si pasojë probleme në disa drejtime.

Pas ndryshimit të projektit fillestar të dorëzuar nga ana e projektuesit, rezulton se objekti nuk disponon akoma leje ndërtimi.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Por shkeljet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit sipas raportit nuk përfundojnë këtu.

Gjithashtu, nuk është dorëzuar sheshi i ndërtimit, punimet në terren nuk kanë filluar dhe janë ende në proces procedurat për shpronësimet.

Bashkia Vlorë si përfituese e projektit ka kërkuar që ai të pësojë disa ndryshime pasi një nga rreth rrotullimet nuk është efikas dhe është kërkuar spostimi i tij.

Mos fillimi i punimeve dhe i disbursimeve të projektit sjell rritje e kostos së huas. Kjo eskpozon FSHZH ndaj riskut të paraqitjes së ankesave nga ana e kontraktorit, për vonesa në kryerjen e pagesave sipas kushteve të kontratës.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Kjo mund të përkthehet në kosto shtesë për fondin.

Sipas vëzhgimeve të bëra në këtë rrugë e cila do t’i kushtojë taksapaguesve rreth 8,2 milion dollar, punimet kanë ngecur dhe thuajse nuk punohet.

KLSH ka dalë me disa rekomadime për Fondin Shqiptar të Zhvillimit por që ende nuk janë reflektuar në terren.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *