Bota

Rusia “zgjeron” synimet e saj në Ukrainë, Lavrov: Nuk do të lejojmë furnizimin me armë nga Perëndimi

Rusia i ka zgjeruar synimet e saj ushtarake përtej lindjes së Ukrainës, duke i vendosur sytë në rajone të tjera përpos Doneskut dhe Luahskut.

Dorëzimi i armëve nga Perëndimi në Ukrainë nxiti zhvendosjen e fokusit nga Donetsk dhe Luhansk në rajonet jugore, disa prej të cilave tashmë janë nën kontrollin e forcave ruse.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Gjeografia tani është ndryshe. Nuk bëhet fjalë vetëm për DNR dhe LNR, por edhe për rajonin Kherson, rajonin e Zaporizhzhia dhe një sërë territoresh të tjera. Procesi po vazhdon, në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse”, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Lavrov paralajmëroi se objektivat e Kremlinit mund të zgjerohen edhe më tej nëse Perëndimi vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ne nuk mund të lejojmë që pjesa e Ukrainës që do të kontrollojë [Volodymyr] Zelensky, ose kushdo që do ta zëvendësojë atë, të ketë armë që do të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin tonë dhe territorin e atyre republikave që kanë shpallur pavarësinë e tyre”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *