I riu që u përplas nga gomonia dergjet në spitalin e Traumës, Gjykata liron nga qelia Gjergj Priftulin
Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, shtetasi që goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës.
Gjykata e Vlorës ka caktuar “Arrest në shtepi” ndaj 37-vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj ndërsa prokuror Erida Visoci.
Pavarësisht se një prej të rinjve që u godit nga gomonia e Priftulit dergjet në spitalin e Traumës, dhe i është nënshtruar dy operacioneve, gjykata ka marrë masë lehtësuese ndaj tij.
31-vjeçari Agustin Sefa është operuar dy herë pas dëmtimeve që ka marrë nga gomonia, e cila pa drejtues kaloi bregun dhe i kapërceu sipër trupit.
I riu ka pësuar dëmtim në organet e brendshme teksa ndodhet ende në rrezik për jetën teksa e fejuara e tij ka marrë dëmtime të lehta.
Rruga Press