SHBA-ja porosit 375 avionë luftarakë F-35 për 30 miliard dollarë
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe Lockheed Martin Corp kanë rënë dakord të prodhojnë rreth 375 avionë luftarakë F-35 gjatë tre viteve, njoftoi dje Pentagoni.
Reuters raportoi se marrëveshja kap vlerën e 30 miliardë dollarëve.
Marrëveshja është një pikënisje për finalizimin e çmimit dhe dhënien e kontratës, e cila ka të ngjarë të mos “mbyllet” për disa javë, nëse jo muaj.
Pra, vlera përfundimtare e marrëveshjes – dhe çmimi për çdo variant të avionit – është ende e pasigurt.
Avioni i parë i versionit më të zakonshëm, F-35A, kushtoi 221 milionë dollarë kur doli nga linja e prodhimit në 2007.
Që atëherë, sasitë e prodhimit dhe njohuritë janë rritur, duke ndihmuar që çmimi i F-35-s të gjeneratës së pestë të bjerë në 79 milionë dollarë secili.
Pavarësisht kësaj, për versionin më të zakonshëm pritet një rritje e çmimit për njësi, për shkak të mungesës së lëndëve të para, por edhe prirjes rritëse të inflacionit.
Rruga Press