Osmani uron Shqipërinë e Maqedoninë për negociatat, kërkon liberalizim për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shkroi të martën në Twitter se në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit “është domosdoshmëri”.
“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, shkroi Osmani.
Congratulations to 🇦🇱 & 🇲🇰 for taking one step closer to the EU.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 19, 2022
At this determining time, accelerating the enlargement process for democratic WB countries is a must!
We call on 🇪🇺 member states to urgently deliver on the overdue decision on visa lib. for our citizens.
Shqipëria e Maqedonia i nisën të martën negociatat për anëtarësim në BE.
Thirrje për liberalizimin e vizave bëri të hënën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se Kosova është shteti më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor, por edhe më i izoluari.
Rruga Press