Ministria ruse e shpall në kërkim. Gazetari ukrainas e quan nder urdhërarrestin e Rusisë
Ministria ruse e Punëve të Brendshme e ka shpallur në kërkim gazetarin ukrainas, Dmytro Gordon, raportoi BBC-ja të martën.
Në muajin mars, Komiteti Hetues i Rusisë ngriti çështje penale ndaj Gordonit, nën akuzën se bëri thirrje për luftë, nxitje të urrejtës në baza kombëtare dhe falsifikim.
Nismën ruse për kapjen e tij, Gordon e cilësoi “nder dhe lumturi”.
“Kjo do të thotë që po e kryej detyrën time qytetare e njerëzore me ndershmëri”, tha ai.
Autoritetet ruse deklaruan se gazetari ukrainas ka përhapur informacione të rreme lidhur me sulmet mbi civilët.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është cilësuar nga shtetet perëndimore mbytës i lirisë së shprehjes.
Rruga Press