Bota

SHBA, 1.3 miliardë dollarë për mbrojtjen raketore hipersonike

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka shpallur dy kontrata me vlerë 1.3 miliardë dollarë për zhvillimin e një plejade satelitësh të aftë për të zbuluar kërcënimet që vijnë nga raketat hipersonike nga Rusia dhe Kina.

Kjo u raportua nga shtypi amerikan, sipas të cilit zhvillimi i projekteve do të fillojë në prill 2025.

Lexo më shumë  Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

Satelitët do të duhet të jenë në gjendje të identifikojnë jo vetëm lëshimet e transportuesve ndërkontinentalë, por edhe trajektoret e vektorëve të rihyrjes hipersonike.

Ma datë 13 korrik, Forcat Ajrore të SHBA-së lajmëruan se kanë testuar me sukses një raketë hipersonike.

Raketat hipersonike janë ndërtuar në atë mënyrë që të mund të përshkruajnë trajektoren e tyre me shpejtësi që kap 6,200 km në orë (pesë herë shpejtësinë e zërit) në atmosferën e sipërme.

Lexo më shumë  Tisza e Hungarisë ruan epërsinë në sondazhe ndaj Fidezit të Orbanit në pushtet

Suksesi i raportuar i lëshimit amerikan vjen mes frikës se Rusia dhe Kina janë më tej në zhvillimin e raketave të tyre hipersonike.

Forcat Ajrore të SHBA-së testuan me sukses armët e tyre të reagimit të shpejtë të lëshuar nga ajri (ARRW), të martën në brigjet e Kalifornisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *