Lajme

Pas Jalës tjetër aksident në det, gomonia godet fëmijën 7-vjeç që notonte në afërsi të bregut

Plagoset një i mitur në det. Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.

Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më shumë  Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në 'Sarajeva Safari'

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të shtunën ndërkohë ndodhi një incident tjetër në Jalë, kur një gomone që ka tentuar të dalë në breg, nuk ka arritur të ndalojë në kohë dhe si rrjedhim, drejtuesi i saj Gjergji Priftuli i ka marrë përpara dhe lënduar tre pushues që ndodheshin në breg.

Lexo më shumë  Rast pas rasti/ Si po shemben projektet e florinjta të dyshes Rama-Balluku

Njëri nga të lënduarit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e aksidentit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *