Humbi ndjenjat në avion, ish-ushtari i UÇK shpëton 17-vjeçarin, gazetari xhiron rastësisht ngjarjen si në filma
Mund të duket si një ngjarje në filma, por është e vërtetë. Ish-ushtari i UÇK, Ridvan Tahiri shpëtoi një 17-vjeçar gjatë një udhëtimi me avion, i cili kishte humbur ndjenjat.
Ky moment është filmuar nga gazetari Festim Beqiri, i cili ka rastisur në të njëjtin fluturim. Në një lidhje me Skype, djemtë kanë treguar gjithçka rreth kësaj eksperience humane. Madje, 17-vjeçari i bëri dhe një surprizë Ridvanit përmes një videomesazhi nga Gjermani e falenderoi dhe i tha se është mirënjohës që i ka shpëtuar jetën.
“Unë po shkoja në Haga bashkë me këngëtarin Arjan Agushi dhe dhash ndihmën.
Në ato momente, kanë qenë duke biseduar me stjuardesën. Unë nuk jam doktor, po është përvoja që kam qenë me një vëlla timin. Kur kam dëgjuar zhurmën nga stjuardesën që një zonjë nuk është mirë nuk e kuptova, më pas mora vesh që ishte një djalë që donte ndihmë. Ai kishte gëlltitur gjuhën. Duke i kontrolluar kyçet, duhet mandej me i fol, me i ba masazh që të mos humb vetëdijen. Kam biseduar me babain e tij në Gjermani, me gjyshin e tij, me dajallarët e tij. Dua ta kem një takim me të. Unë kam një pervojë me vëllain tim, që kur ka parë trupat në Drenicë nuk ka pasur një përvojë të mirë psiqike”, u shpreh Tahiri.
“Ne si pasagjer nuk e kuptuam se çfarë po ndodh. Fillimisht nuk e kuptuam se çfarë po ndodh, po pas 10 minutash kuptuam që situata po ndërron. Unë djaloshin e njoh se jetojmë në të njëjtën qytetet. Ai është futbollist. Kur e pash, bisedova me të, ishte i mavijosur. E kam ndihmuar familjen e tij me bagazhet. Kur e kam parë kam qenë shumë i hutuar pasi e njihja djalin. Falenderoj Rikin për ndihmën që ka dhënë dhe stjuardesat, të gjithë”, tha Festimi.
Rruga Press