Për Vucicin lufta në Ukrainë është lokale, ndërsa në Leposaviq Policia e Kosovës ndal sulmin e rradhës nga serbët
Në orët e vona të mesnatës Policia e Kosovës është sulmuar në një nga rrugët malore të Leposaviqit. Gjatë aktiviteteve rutinë të patrullës së Policisë së shtetit të Kosovës, një kamion godet dy makina të Policisë së Kosovës duke iu shkaktuar dëme.
Në tentativë për të ikur, patrulla e policisë arrin të ndalë kamionin dhe veturën shoqëruese që ishte me kamionin. Një nga dy shoferët që sulmuan patrullën është kontrabandist i njohur.
“Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për tu ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se zyrtarët policorë me qëllim të ruajtjes së jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, ruajtjes së pronës si dhe zbatimit të ligjshmërisë kanë vazhduar me përcjelljen e kamionit, duke sinjalizuar gjatë gjithë kohës me alarm dhe rotacion si dhe me drita të gjata të automjetit që të ndalohet, mirëpo i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e dhëna dhe ka vazhduar në drejtim të magjistrales Mitrovicë –Jarinje, duke zhvilluar gjatë gjithë kohës shpejtësi shumë të madhe dhe duke rrezikuar të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Kamioni i mallrave është sekuestruar nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës do të vijojë të sulmojë dhe të ndalë çdo krim në çdo cep të Kosovës.
Falë angazhimit të aktivitetit të policisë në atë zonë, sundimi i rendit dhe ligjit në katër komunat e Veriut është i mundur dhe realitet. Policia e Kosovës po e luan rolin e saj në sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Ndërkaq edhe para disa muajsh Policia e Kosovës u sulmua në Zupçe të Zubin Patokut me granatë dore dhe ky veprim u cilësua si akt terrorist nga Ministria e Punëve të Brendshme. Po ashtu rastin e kishte dënuar dhe shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh në Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
Sulmi në Leposaqvi vjen në situatën kur Presidenti serb Vucic në intervistën e para disa ditëve u shpreh se janë pikërisht serbët që po sulmohen prej tij ndërkohë që krejt e kundërta ndodh në terren e janë pikërisht serbët e tij që nxisin veprime terroriste për të shkaktuar frikë në njësitë policore.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se lufta Rusi – Ukrainë nuk është diçka lokale mes këtyre dy vendeve. Ai në një intervistë në “TV Pink” të mërkurën mbrëma, tha se i gjithë Perëndimi po lufton kundër Rusisë dhe se këtë po e bën nëpërmjet Ukrainës.
Vuçiqi foli për shumë tema, ndërkohë u ankua se serbët, kudo janë, po sulmohen sipas tij.
“Lini mënjanë historitë se është një luftë lokale, e gjithë bota perëndimore është në luftë kundër rusëve përmes ukrainasve. Ka ndryshime të mëdha edhe në këtë fushë.
Ai tha se shumëkush pret që pjesëloja e dytë e luftës që ka nisur në Ukrainë të vazhdojë në Ballkan.
“Ne jemi ata që duhet të shmangim këtë me çdo kusht. Jo sepse jemi më të dobët, nuk jemi më të dobët se askush, por duhet ta shmangim atë”, tha Vuçiq.
Teksa foli për shkeljen e sovranitetit të Ukrainës nga Rusia, ai kritikoi shtetet perëndimore se këtë, sipas tij, e bënë vetë në rastin e Kosovës.
Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë.
© Rruga Press