KryesoreLajme

“Qeveria për familjet”/ Çdo familje së paku me një të punësuar, me subvencionim page deri në 300 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar të shtunën skemën “Qeveria për familjet”, me të cilën ka thënë se synohet që çdo familje në Kosovë të ketë së paku një anëtar të punësuar.

Ai ka thënë se kushti kryesor për të përfituar nga kjo skemë është që punëkërkuesi s’ka të punësuar asnjë anëtar të familjes. Qeveria është zotuar se do ta subvencionojë deri në 70 për qind të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro, për gjashtë muaj me radhë.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

“Nga e hëna, krejt çka duhet të bëni ju si qytetar që kërkoni punë e që e plotësoni këtë kusht, dhe si punëdhënës privat që kërkoni punëtor, është të dërgoni dokumentet përkatëse në Zyrat e Punësimit në komunat tuaja”, ka thënë Kurti në një video të publikuar në Facebook.

Ai ka thënë se detajet për skemën e re do të bëhen të ditura të hënën nga Ministria e Financave.

Lexo më shumë  Deklaratat e dy nënkryetarëve të LDK-së në çdo vend të botës do të cilësoheshin si tradhëti kombëtare

“Po bëjmë një hap tejet të rëndësishëm drejt Skemës së Punësimit të Garantuar, si politikë e jona qeveritare për garantim të punësimit. Njëkohësisht po vendosim një standard të ri të politikave të punësimit që rrisin mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *