Denoncimi i mjekut Dasho: Skandal përdorimi i vaksinave të skaduara! Shëndetësia shqiptare në nivelet afrikane
Mjeku Erion Dasho komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përdorur vaksinat deri në tre muaj pas kalimit të datës së skadencës. Dasho tha se kjo i kalon kufijtë e normales.
Më tej mjeku Erion Dasho teksa kritikoi qeverinë, tha se Ministria e Shëndetësisë e ka çuar shëndetësinë shqiptare në nivele afrikane.
“Medikametet jashtë skadencës, procedurë jo e zakonshme, shpresoj të jetë e bazuar në një dokumentacion të plotë teknik dhe ligjor.
Këtë problem e kanë patur edhe disa vende afrikane që kishin sasi të mëdha vaksine të skaduara. Vaksia stok që janë të skaduara, kanë kërkuar interpretim nga OBSH dhe prodhuesit nëse mund t’i përdorin edhe pas skandecës.
Fatkeqësi që Shqipëria bie në të njëjtat pozita me këto vende afrikane, tregon për një planifikim të gabuar nga Ministria e Shëndetësisë që ka çuar Shqipërinë në këtë pikë.
Nëse data mund të toleronte një përdorim më tutje asaj që ishte shkruar në flakon, u preferua të kishim një siguri, nëse studimi tregon se vaksina ishte e dobishme për 6 muaj, skadenca u vendos 3 muaj për të qenë konservativ për përdorimin e vaksinës. Ndryshimi i datës së skadencës është bërë për vende që nuk i kanë mundësitë ekonomike.”-tha Dasho.
Rruga Press