Lajme

Votimi i propozimit francez, Ziadin Sela: Pa ASH, s’kishte kuorum! Pa pazare votuam pro-propozimit francez

Ziadin Sela ka uruar shqiptarët për vendimin që u mor sot në Parlament.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka reaguar për votimin e propozimit francez sot në Kuvend. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka uruar shqiptarët për vendimin që u mor sot në Parlament.

“Partitë serioze, të përgjegjshme dhe të sinqerta shihen në ditët vendimtare, kur pa pazare, me dije, guxim dhe fytyrë të pastër, duke qenë edhe në opozitë sjellin vendime të rëndësishme e shpëtojnë procese vendimtare për të ardhmen e qytetarëve. Sot deputetët e Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtarë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez, që hap dyert e BE-së, të cilat ishin mbyllur për tre dekada. Ashtu si edhe në vitin 2017 kur mundësuam anëtarësimin në NATO edhe sot, dëshmuam se pushteti nuk na josh, e të qenurit në opozitë nuk na bën më pak përgjegjës, por përkundrazi, duke parë papërgjegjësinë e këtij pushteti i qëndruam besnik fjalës së dhënë qytetarëve tanë dhe amanetin e çuam në vend. Urime shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, me të cilët bashkërisht arritëm deri këtu. Vazhdojmë përpara!Ndaj,”-tha Ziadin Sela.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *