Kuriozitete

Gjak nga hunda, vijon lajmet….

Prezantuesi i buletinit kryesor të lajmeve të kanalit kinez Suzhou u ballafaqua me një të papritur, pasi gjatë transmetimit i ka nisur t’i rrjedh gjak nga hunda.

Huang Hingyi vazhdoi pa frikë të jepte buletinin ndërsa gjakderdhja nga hundët vazhdonte, siç thekson gazeta britanike Mirror me videon përkatëse që bën xhiron e internetit.

Megjithatë, sjellja e tij ndau përdoruesit e rrjeteve sociale me shumë pyetje se pse gazetari kinez nuk ndaloi së paraqituri lajmin kur bashkëprezantuesjaishte pranë tij.

Gjakderdhja nga hunda vazhdoi dhe ai po e shikonte seriozisht kamerën sikur nuk po ndodhte gjë, siç shihet edhe në videon e cila u bë virale në platformën e rrjeteve sociale kineze Weibo.

Mirëpo, spikerja e lajmeve dukej aq e qetë dhe e përqendruar edhe pse gjaku i kishte mbërritur në gojë, komenton gazeta kineze South China Morning Post.

Me rastin e ngjarjes së papritur, prezantuesi kinez pohoi se kur e kuptoi që i dilte gjak nga hunda, mendoi vetëm të përfundonte reportazhin.

Disa përdorues filluan ta lavdërojnë për profesionalizmin e tij, ndërsa të tjerë pyetën se çfarë e ndaloi atë të ndalonte transmetimin e lajmeve për të marrë “ndihmën e parë”, duke lënë të kuptohet se ai veproi nën frikën e shkarkimit.

Një nga përdoruesit komentoi në mënyrë karakteristike:

“Nuk mund të shoh ndonjë profesionalizëm në atë që bëri.

“A ishte shumë e vështirë për ta kthyer kamerën në bashkë-prezantuesen e tij? Nuk ishte vetëm aty”, shkruan një tjetër përdorues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *