Bota

Nuk korrte suksese, Putini zëvendëson një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shkarkoi Dmitry Rogozin nga kreu i korporatës shtetërore “Roscosmos” dhe në këtë post solli ish-zëvendëskryeministrin e Rusisë, Yuri Borisov.

Dekreti u publikua në faqen e internetit të Kremlinit, raporton deutschewelle.

“Yuri Borisovi emërohet si drejtor të përgjithshëm të Korporatës Shtetërore për Aktivitetin Hapësinor “Roskosmos. Dekreti hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit”, thuhet në dokument.

Lexo më shumë  ShBA-ja konfirmon për herë të parë se kanë vendosur armë hapësinore

Putini e shkarkoi Borisovin nga detyrat si zëvendëskryeministër i Rusisë.

Udhëheqësi rus nënshkroi gjithashtu një dekret për të bërë ndryshime në strukturën e organeve ekzekutive federale – në vend të 11 zëvendëskryeministrave, do të ketë 10, u njoftua në faqen e internetit të Kremlinit.

Rogozini është në krye të “Roscosmos” që prej 24 majit të vitit 2018. Para kësaj, ai mbante postin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë Ruse për Kompleksin Ushtarak-Industrial. Pas emërimit të Rogozinit në krye të “Roscosmos”, Borisovi mori atë post.

Lexo më shumë  Tension në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez

Përpara se të emërohej në postin e zëvendëskryeministrit, Yuri Borisovi ishte zëvendësministër i Mbrojtjes që nga viti 2012.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *