Shuhet zjarri në malin e Çikës vetëm pas ndërhyrjes së helikopterëve
Në ditën e gjashtë të tyre, u shuan flakët në malin e Çikës, njoftoi gazetari Gentjan Këllçiu.
Falë ndërhyrjes së dy helikopterëve gjatë mbrëmjes së të premtes, flakët u izoluan dhe mëngjesin e sotëm si rrjedhojë e lagështisë dhe vesës së mëngjesit, e vetmja vatër e mbetur në vend, u shuan.
Ka disa trungje që digjen në brendësi të tyre dhe ende përbëjnë rrezik për riaktivizim të zjarrit. Situata paraqitet nën kontroll dhe në zonë janë vendosur vëzhgues për çdo rast rreziku. Deri më tani raportohen të jenë djegur rreth 90 hektarë me bimësi, shkurre në zonë, tha këllçiu.