Bota

Bombardime në lindje të Ukrainës, ndihma amerikano-britanike zmbraps rusët

Artileria ruse vazhdon të bombardojë lindjen e Ukrainës, si për shembull në Kramatorsk. Megjithatë, mbërritja e artilerisë së lëvizshme amerikane dhe britanike po u jep forcë ukrainasve të kundërsulmojnë.

Pala ukrainase thotë se kapacitetet agresive të Rusisë janë reduktuar ndjeshëm, me rreth 100 ushtarë që janë vrarë në fushën e betejës çdo ditë që nga fillimi i muajit.

Pas një sulmi me raketë ditën e premte në Dnipro, qyteti i katërt më i madh i vendit, të paktën 3 persona mbetën të vrarë dhe 15 të plagosur.

Lexo më shumë  G7-a zotohet për “mbështetje të palëkundur për Ukrainën”

Po të premten, skuadrat e shpëtimit gërmuan nën rrënoja në kërkim të personave të humbur, pasi një raketë ruse vrau 23 persona dhe plagosi mbi 100 të tjerë në qytetin Vinitsia, në qendër të Ukrainës.

Raketa “Cruise” e qëlluar nga një nëndetëse vrau tre fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe dy djem përkatësisht 7 dhe 8 vjeç.

Policia kombëtare ukrainase ka nisur të mbledhë gjurmët e ADN-së nga mbetjet trupore të viktimave, me qëllim identifikimin e tyre. Sipas policisë, deri tani 19 nga 23 të vdekurit janë identifikuar.

Lexo më shumë  ShBA dhe G7 do të hapin fabrikat e armëve në Ukrainë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore

Ndërkohë, sipas të dhënave të qeverisë ukrainase, nga rreth 100 të plagosurit, 80 mbeten të shtruar në Spital.

Të paktën 7 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *