Bota

Kuleba bën thirrje për krijimin e një tribunali special për të hetuar krimet e agresionit rus në Ukrainë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba bëri thirrje të enjten për krijimin e një gjykate të posaçme “për krimet e agresionit kundër Ukrainës” që do të sjellë para drejtësisë “udhëheqjen e lartë ushtarake dhe politike” të Rusisë.

“Së bashku me vendet, organizatat dhe institucionet e tjera, ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të gjetur drejtësi për mijëra viktima të pafajshme të këtij krimi dhe nuk do të pushojmë derisa fajtorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Kuleba në fjalimin e tij në një konferencë ndërkombëtare në Hagë për krimet e kryera në Ukrainë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Ndërsa sistemi ndërkombëtar i drejtësisë penale është i pajisur mjaftueshëm për të hetuar krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit, institucionet në dispozicion përballen me vështirësi ligjore në hetimin e krimit të agresionit kundër Ukrainës, tha ai, duke shtuar se “është e nevojshme të krijohet një Tribunal Special i aftë të mbajë përgjegjës udhëheqjen ruse për këtë lloj krimi”.

Kuleba tha se nisma për të krijuar një Gjykatë Speciale është mbështetur tashmë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Sejmas i Republikës së Lituanisë.

Nisma për të krijuar një gjykatë të posaçme nuk synon “të zëvendësojë ose dobësojë përpjekjet e rëndësishme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe gjykatave të tjera ndërkombëtare”, por përkundrazi “të plotësojë” ato, tha ai në konferencë të enjten.

Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra, i cili po kryeson konferencën, i bëri jehonë komenteve të Kuleba, duke thënë se një Tribunal Special do të mbushte një “vakum” ligjor për të ndjekur penalisht autorët e krimeve të luftës të kryera në Ukrainë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *