Bota

Putini nënshkruan ligjin “për të mbështetur natë e ditë ushtrinë në operacionet jashtë shtetit”

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një ligj që lejon qeverinë të prezantojë masa të veçanta ekonomike për të mbështetur forcat e armatosura ruse gjatë atyre që Rusia i quan “operacione kundër-terrorizmit dhe të tjera” jashtë vendit.

Siç shkruan CNN-i me miratimin e masave speciale, kompanitë nuk do të jenë në gjendje të refuzojnë kontratat e qeverisë dhe punonjësit do të duhet të punojnë natën dhe në ditët e festave.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Qeveria mori gjithashtu të drejtën e riaktivizimit të përkohshëm të kapaciteteve dhe objekteve mobilizuese dhe të drejtën për të ç’regjistruar pasuritë materiale të rezervës shtetërore.

Megjithëse qeveria ruse vazhdon të refuzojë përcaktimin e konfliktit në Ukrainë si një luftë, masat e reja në mënyrë efektive nënkuptojnë se vendi po riformëson industrinë e tij në mbështetje të pushtimit të vazhdueshëm.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Të enjten, Putini nënshkroi gjithashtu ligje shtesë që përfshijnë masa më të ashpra për individët ose subjektet që konsiderohen agjentë të huaj nga Rusia dhe zgjerimin e përgjegjësisë penale për dezertimin deri në tradhti të lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *