Bota

Putini braktiset nga forcat e Lukashenkos, nisin dezertimet e para në radhët e ushtrisë bjelloruse

Një roje kufitare nga Bjellorusia braktisi postin e tij për të kaluar në Ukrainë dhe për t’u bashkuar me trupat ukrainase në mbrojtjen e tyre kundër Rusisë, duke shënuar kështu rastin e parë të dezertimit nga trupat bjelloruse prej luftës së Presidentit Vladimir Putin.

Edhe pse një gjë e tillë është mohuar nga Minsku, kjo do të jepte sinjalin e fundit të mospajtimit nga një komb dikur i lidhur ngushtë me Rusinë.

Andriy Demchenko, një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës, u shpreh për një media ukrainase në internet se burri ishte identifikuar si roje që shërbente në një grup kufitar në Brest, një qytet në Bjellorusinë jugperëndimore në kufirin polak.

Ai tha se vendosi të kryente shkeljen për t’u bashkuar me forcat mbrojtëse të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Bëhet me dije se dhe një tjetër roje kufitare bjelloruse shkoi në Ukrainë me të, por gjatë rrugës për në kufi ata u zbuluan dhe u ndoqën me zjarr, kështu që vetëm ai mundi të kalonte kufirin shtetëror”, tha Demchenko

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Demchenko tha se agjencia po punonte për të verifikuar informacionin që roja kufitare dha dhe më pas do të përcaktonte se çfarë të bënte me të.

Por Komiteti Shtetëror i Kufirit i Republikës së Bjellorusisë e ka mohuar në mënyrë kategorike dezertimin e ushtarit të tyre, për më tepër ata i quajtën informacione të rreme të përhapura nga burime ekstremiste.

Burimet ekstremiste përhapën informacione të rreme për gjoja ndalimin e një roje kufitare bjelloruse në territorin e Ukrainës. Të gjithë rojet kufitare bjelloruse janë në stacionet e tyre të detyrës dhe kryejnë detyra për të mbrojtur kufirin shtetëror“, thuhej në deklaratën e autoriteteve Bjelloruse në Telegram

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Raportet për incidentin e supozuar erdhën pas një vlerësimi nga një institucion amerikan i cili tregonte se mbështetja nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, një aleat i vjetër dhe mik i Putinit, mund të zbehet.

Lukashenko po përpiqet të ofrojë mbështetje për luftën e Putinit në Ukrainë pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të ushtrisë bjelloruse. Gjasat e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftën në Ukrainë mbeten të ulëta për shkak të efektit që mund të ketë në stabilitetin dhe madje mbijetesën e regjimit të Lukashenkos“, thuhej në raportin amerikan.

Lukashenko, i cili është takuar gjashtë herë me Putinin që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë në fund të shkurtit, kohët e fundit riafirmoi mbështetjen e tij për konfliktin në Ukrainë, duke thënë se Minsk e mbështet dhe “do të vazhdojë të mbështesë Rusinë” në “luftën e saj kundër nazizmit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *