Bota

Biden në Lindjen e Mesme, qëndrim të ashpër për programin bërthamor të Iranit

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur turin e tij në Lindjen e Mesme dhe ndalesa e parë është Izraeli. Kreu i Shtëpisë së Bardhë  është i vendosur të sigurojë aleatët  për të ndaluar programin bërthamor të Iranit.

Në një intervistë të zhvilluar para se të largohej nga Uashingtoni, Biden  shprehu dëshirën për të ri kthyer  marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015

“E vetmja gjë keqe tani është se Irani është me armë bërthamore dhe ne mund t’i kthehemi marrëveshjes dhe ta zhvillojmë fort. Mendoj se ishte një gabim gjigand për ish presidentin që doli nga marrëveshja. Ne mund të veprojmë kundër dhe ende të kemi një marrëveshje që mund të kufizojë programin bërthamor, u shpreh presidenti amerikan.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Marrëveshja bërthamore e Iranit u braktis katër vite më parë nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, Marrëveshja ku bëjnë pjesë Kina, Franca, Gjermania, Rusia  Britania e Madhe dhe BE-ja përfshinte heqjen e sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve strikte dhe monitorimit të aktiviteteve të tij bërthamore.

Por lëvizja e Trumpit ka çuar në zhbërjen e marrëveshjes dhe bisedimet u bllokuan.

Izraeli ka qenë gjithmonë një kundërshtar i vendosur i marrëveshjes dhe e  konsideron Iranin kërcënimin e tij më të madh. Ajo dëshiron që programi bërthamor i Teheranit të ndalet plotësisht dhe lajmet se Biden mund t’i japë një shtysë të re marrëveshjes nuk do të jetë i mirëpritur.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Irani thotë se aktivitetet bërthamore kanë qenë gjithmonë tërësisht paqësore, por fuqitë perëndimore dhe mbikëqyrësi global bërthamor nuk janë aspak të bindur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *