(Video) Ukrainasit “dërrmojnë” depot e municioneve ruse me sistemin HIMARS
Sipas analistëve, ka ndodhur një shpërthim i madh në një depo municionesh ruse në Luhansk.
Eksperti ushtarak, Michael Clarke tha se shpërthimi ishte i rëndësishëm pasi goditi një qytet të pushtuar nga Rusia që nuk është sulmuar deri më tani gjatë luftës.
Ai tha se ky është një tjetër objektiv që është sulmuar me sukses nga sistemi i lëshimit të raketave HIMARS i ardhur si furnizim nga SHBA-ja, të cilin ukrainasit e morën vetëm në javët e fundit.
Prof Clarke tha: “Sistemi HIMARS… ata kanë vetëm disa prej tyre, por për atë Zot, ata po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Ata po sulmojnë qendrat e komandës ruse dhe deponitë e municioneve. Disa ditë më parë (siç u raportua më herët) sulmuan Nova Kakhovka, afër Khersonit. Ishte ky shpërthim masiv i deponisë së municioneve dhe më pas mbrëmë një shpërthim i madh në një depo municionesh në qytetin Luhansk. Kjo është hera e parë që nga fillimi i luftës që Luhansku sulmohet. E mbajnë separatistët rusë, por këto raketa HIMARS, këto raketa lëshimi të shumta, janë aq të sakta sa kur godasin deponinë e municioneve nuk godasin asgjë tjetër veç atyre, kështu që nuk ka shumë rrezik për viktima civile.”
“Kështu që rusët nuk mund të bëjnë shumë për këtë dhe ajo që po bëjnë ukrainasit është degradimi i stokut të municioneve ruse, ata po rëndojnë aftësinë e tyre për të vazhduar të furnizojnë me predha në artilerinë e tyre, rusët mbështeten shumë në artileri, por ukrainasit po bëjnë edhe më shumë për ta neutralizuar atë. Ne nuk e dimë nëse ata kanë bërë mjaftueshëm, por sigurisht që po ngadalësojnë lëvizjen e forcave ruse teksa zhvillohet kjo fazë tjetër e sulmit”, tha eksperti ushtarak, Michael Clarke.
Prof Clarke tha se lufta në terren ishte e kufizuar, sepse të dyja palët po ndalojnë për t’i ngritur forcat e tyre, përpara sulmit të ardhshëm të rusëve në Sloviansk dhe Kramatorsk.
©Rruga Press