Bota

Për herë të parë pas 20 vitesh, Euro poshtë Dollarit

Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në 20 vjet pasi lufta në Ukrainë e shtyu poshtë monedhën evropiane, shkruan BBC.

Një euro u ble me 0.998 dollarë në tregun valutor në orën 12:45 GMT, me një rënie prej 0.4 % në tregtimin e ditës.

Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros.

Lexo më shumë  Nga polic, në bos droge/ Kush ishte “El Mencho”, narkosi më i përgjakshëm i Meksikës

Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.

Monedhat priren të rriten kur banka qendrore përkatëse rrit normat e interesit.

Dollari ka pësuar rritje muajt e fundi, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore amerikane.

Një monedhë në dobësim do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë si nafta e papërpunuar.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Kjo mund të kontribuojë në një inflacion edhe më të lartë në eurozonë, i cili tashmë po shkon në 8.6% për qershorin.

Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *