Bota

Shtetet e Evropës Qendrore kërkojnë që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit

Pesë shtete të Evropës Qendrore, që të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian, i bën thirrje bllokut që t’i japë statusin e shtetit kandidat Bosnjë e Hercegovinës.

“Bëhet fjalë për një sinjal nga qeveritë tonë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, tha më 13 korrik në Budapest, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ministrat e Jashtëm të grupit të quajtur C5 – Austria, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia – kërkuan që në samitin e radhës së BE-së, që do të mbahet në tetor, çështja e statusit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën të jetë në agjendë.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Në qershor, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Bosnjë e Hercegovina, shtet që ende vuan nga destabiliteti politik për shkak të statusit të saj të brendshëm politik dhe problemit me Republikën Serbska, nuk u përfshi në marrjen e statusit gjatë samitit të qershorit.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë status të kandidatit.

Lexo më shumë  Ukraina hap fabrikën e dronëve në Britani, nis procesi i parë i prodhimit

Në fund të qershorit, liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit u ankuan për mungesën e përparimit në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në BE, para se blloku të merrte vendim për dhënien e statusit për Moldavinë dhe Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *