Bota

(Video) Kancelari i Austrisë: Nëse nuk përballojmë inflacionin, do na duhet alkool dhe ilaçe depresioni

Kancelari i Austrisë, Karl Neuhammer është shprehur në një dalje publike se nëse vendi nuk do t’ia dalë të përballojë inflacionin dhe krizën e çmimeve, atëherë opsioni i vetëm që ngelet për qytetarët do të jetë alkooli ose ilaçet kundër depresionit.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, të cilët shprehen në rrjete sociale se një deklarata e tillë nga një politikan është e papranueshme dhe jo etike.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Në konferencën e zhvilluar për rritjen e çmimeve nga lufta në Ukrainë, kancelari doli në podium dhe tha:

“Nëse vazhdojmë kështu, ka vetëm dy mundësi pas kësaj: alkooli ose ilaçet kundër depresionit. Dhe mendoj se alkooli në thelb është në rregull”, tha kancelari duke shtuar se “të paktën ndihesh mirë”.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, kancelari quajti “armiq” inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe “kosto absurde të larta të energjisë”.

Kjo është arsyeja pse ai bëri thirrje që të merren kundërmasa për ta trajtuar atë në të gjithë Bashkimin Evropian, gjë që sipas tij nuk është e lehtë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *