Opinion/Aktualitet

Të mos lejohet harresa dhe le të bëhet “Burgu i Idealit” nje vend i hapur për mësim dhe mendim

Nga Sébastien Gricourt/Drejtori i Observatorit të Ballkanit në Fondacionin Jean Jaurès

Sot Ministri Hajrulla Çeku bashkë me Shoqatën e ish të burgosurve politikë, përmes fjalimit prekës të nderuarit Hydajet Hyseni u përurua Muzeu i Burgut të Prishtinës, ose siç quhet ky projekt i përhershëm “Burgu i Idealit”, sepse përtej dëshmive të torturës dhe keqtrajtimeve që do të flasin muret, dhomat e paraburgimit, grilave dhe hekurave në të ardhme këtu parashihet një vend i hapur për dokumentimin e krimeve kundër njerëzimit që ndodhen kundër shqiptarëve të Kosovës brez pas brezave. Uroj ky projekt të shkojë deri në fund dhe që të shërbejë në mbajtjen e kujtesës dhe ndergjegjes kombëtare në mënyrë që të kujtohet dhe të preket cili është çmimi i përgjakosur që u pagua për të fituar paqen dhe lirinë.
Për vete u takova sot me disa ish-të burgosur që i vizitova në emrin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në fund të viteve 90 dhe pas luftës në Kosovë dhe në Serbi… dhe nuk di si të përshkruaj emocionet e mia që më kapin shpesh në këto rrethana, por kjo është hiç asgjë krahasuar me çka ata përjetuan… Mes atyre heronjve të qëndreses ishte Enver Dugolli dhe jam i lumtur që libri i tij mbi masakrën në burgun e Dubravës te cilin e përktheva do të dale në frëngjisht këtë vjeshtë.
Por sot duke hyrë në këtë burg ku pata shkuar aq shumë, u kujtova për ditën time të parë në detyrë atë pranverë të vitit 1997… njeriu fatkeq sapo kishte dalë prej një jave të tërë paraburgimi dhe torturash, aq shumë sa më kujton shumë mirë që i’a prishën veshkat dhe përfundoi nëpër dializa…
Lavdi atyre që vdiqën në këto burgje politike dhe lavdi atyre që i mbijetuan dhe që sot ende mund të dëshmojnë. Të mos lejohet harresa dhe le të bëhet “Burgu i Idealit” nje vend i hapur për mësim dhe mendim, siç Burgu ishte për këto breza, një shkollim më vete për të mbajtur gjallë idealin e lirisë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *