Bota

Propozimi francez shkon nesër në Kuvendin maqedonas, pritet dhe fjalimi i Von der Leyen

Propozimi francez, i parashtruar për zgjidhjen dhe arritjen e një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ditën e nesërme do të kalojë për miratim në parlamentin maqedonas.

Gjatë seancës që do të diskutohet propozimi francez do të marrë pjesë përmes një fjalimi me video dhe vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Shpresat janë që propozimi të marrë dritën jeshile të Shkupit zyrtar për të zgjidhur më në fund ngërçin e krijuar me Bullgarinë që po mban peng hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Me kërkesë të deputetëve, qeveria maqedonase dorëzoi në Kuvend të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës për kornizën e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ajo publikoi tre dokumentet nga korniza e negociatave, por jo edhe protokollin dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili po kërkohet nga opozita.

Protestat e kësaj të fundit, me moton “Ultimatum-Jo, Faleminderit”, u rikthyen në Shkup me një marshim nga ndërtesa e qeverisë e deri tek ndërtesa e parlamentit. Protokolli do të nënshkruhet në Sofje sapo të miratohet propozimi në parlament. Nëse ai pranohet, atëherë në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së dhe menjëherë pas kësaj BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Hapja e kapitujve ndërkohë do të fillojë vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë bullgarët në preambulë, siç parashikohet në propozimin e Elizesë. Çështja është se për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, nevojitet edhe përkrahja e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, por kryetari i kësaj partie opozitare, Hristijan Mickoski, tha se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *