Bota

Imazhe përrallore nga James Webb, kësaj radhe publikohen ato të Carina Nebula e njohur si “shkëmbi kozmik”

Agjencia Hapësinore amerikane e njohur si NASA, po vazhdon me publikimin e imazheve të reja të shkrepura nga teleskopi më i avancuar që ndonjëherë të jetë prodhuar – James Webb.

Imazhi më i fundit – njëherit seti i pestë tregon qindra yje që dikur ishin plotësisht të padukshëm për ne.

Carina Nebula ndryshe i njohur si “shkëmbi kosmik” ishte fotografuar edhe më herët nga teleskopit Hubble, por me këtë të riun dhe avancimin e teknologjisë, tani shihen më qartë yjet – fazat e shpejtë e formimit dhe lëvizjes.

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Një ditë më parë ishte pikërisht presidenti amerikan Joe Biden, që paralajmëroi publikimin e imazhit të parë të James Webb, që deri më tani po ndihet live nga miliona njerëz nga e mbarë bota – përmes konferencës së transmetuar nga NASA në të gjitha platformat.

E imazhe tjera pritet të publikohen nga çasti në çast që sipas zyrtarëve të NASA-s, do të na tregojnë më shumë për universin dhe atë që deri më sot na është dukur e pabesueshme. 

Lexo më shumë  SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *