Lajme

Petkoviqit s’i lejohet hyrja në Kosovë, deshi të inauguronte sheshin me emrin “Serbia”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk është lejuar të martën të futet në Kosovë, kanë bërë të ditur mediat serbe.

Sipas mediave serbe, ai ia kishte mësyrë fshatit Kufcë e Epërme në Gjilan, ku ishte planifikuar hapja e sheshit të fshatit.

Dhe emri i këtij sheshi, sipas mediave lokale është “Sheshi qendror komunal Serbia”, i financuar nga Zyra që udhëheq Petkoviqi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon sekretarin gjerman, diskutojnë për zhvillimin ekonomik

Në ceremoni, kanë marrë pjesë zyrtarë të strukturave paralele serbe në Kosovë si dhe kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *