Lajme

Isuf Koka mbahet në paraburgim, ja sa vite rrezikon shkupjani

Isuf Koka, shqiptari që qëlloi me armë zjarri në ajër për të zmbrapsur turmën agresive të protestuesve të VMRO-së në Shkup, rrezikon 5 vite burg.

Koka do qëndrojë në paraburgim deri në procesin gjyqësor dhe rrezikon deri në 5 vite burg për shkak të akuzës për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Në total, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka ngritur akuzë kundër 12 protestuesve që kanë lënduar policë dhe kanë shkatërruar institucione publike.

Babai i tij disa ditë më parë tha se djali i tij ka mbrojtur biznesin e tij në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pasi protestuesit do e dëmtonin atë.

Ndërsa, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski vlerësoi se Koka ishte porositur për ta eliminuar atë, gjë që edhe policia, por edhe babai i Kokës e refuzoi në mënyrë kategorike.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili ka përgenjështruar  kreun e opozitës, Hristijan Mickovski në lidhje me akuzat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *