Lajme

Investimet kineze në Ballkanin Perëndimor, Kosova e fundit në listë

Vlera e projekteve kineze në 16 vende evropiane i kalon 27 miliardë euro. Më shumë se gjysma e tyre janë realizuar në pesë vendet të Ballkanit Perëndimor, shkruan REL-i të martën.

Kampionë në investime kineze është Serbia.

Projektet kineze në Serbi kapin vlerën e 18.7 miliardë eurove dhe bëhet fjalë për 61 projekte.

Lexo më shumë  Deputeti i LVV-së: Paga e 13 pritet të dalë në fund të marsit

Në Bosnjë, shteti aziatik ka investuar në 29 projekte – gjithsej pesë miliardë euro. Pason Mali i Zi me një miliard euro investime, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut janë investuar 654 milionë euro në 15 projekte.

Në Kosovë, gjatë dekadës së fundit firmat kineze kanë investuar 300 mijë euro.

Të dhënat, për shtetet fqinje të Kosovës janë nxjerr nga Qendra Digjitale Forenzike, kurse ato për Kosovën nga Banka Qendrore e Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Çmimi tavan për produktet bazë do të rikthehet në Kuvend

Për Shqipërinë, në raport thuhet se është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, ku investimet kineze kanë pësuar rënie në pesë vjetët e fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *