Lajme

Hotelierët në Vlorë ankohen për mungesë të fluksit, kurse turistët për çmimet e larta

Mesi i korrikut e ka gjetur Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse janë bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50 për qind të kapaciteteve. Për pushuesit në zona të ndryshme, çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta, shkruan të martën Euronews Albania.

Për turistët e huaj, çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet prej nga vijnë, por sërish të larta për Shqipërinë dhe shqiptarët e Kosovës.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Menaxherët e hoteleve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.

“Kemi një ndryshim të çmimeve rreth 20-30% më shtrenjtë, konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro, sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë për tre persona shkonte 90 euro, sivjet shkon 110 euro. Sa u përket rezervimeve, vitin e kaluar më 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, tha një menaxher hoteli i intervistuar nga Euronews Albania.

Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj, rezervimet janë në 50 për qind të pritshmërive. Problematikë mbeten çmimet e larta.

Çmimi i shtretërve në plazh nis nga 500 lekë (4.28 euro) në zonën e Lungomares për të vijuar me 1 mijë (8.6 euro) deri 2 mijë lekë (17.2 euro).

Rritja e çmimeve duket se do të tkurrë kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *