Bota

(Video) Bashkia e Nju jorkut publikon videon sensibilizuese në rast të një sulmit bërthamor se si duhet të mbrohemi

Në maj 2022 një anëtar i parlamentit kukull të Putinit në një program në një televizion rus u mburr se Kremlimi mund të zhdukë SHBA me vetëm katër raketa bërthamore.

Një shpërthim bërthamor në qytetin e Nju Jorkut ka të ngjarë të vriste 1.2 milionë njerëz në çast.

Nisur nga kjo Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të qytetit ka publikuar një video sensibilizuese që u tregon njujorkezëve se si të veprojnë në rast të një sulmi bërthamor.

Në video e publikuar një zëdhënëse shprehet:

‘Mos më pyesni si dhe pse.Në rregull. Pra, çfarë duhet të bëjmë? Ndërsa gjasat që një incident bërthamor të ndodhë brenda ose afër qytetit të Nju Jorkut është shumë i ulët, është e rëndësishme që njujorkezët të dinë hapat për të qëndruar të sigurtë.’’

Zëdhënësja më pas inkurajon qytetarët të ndjekin këto ‘hapa kyç të thjeshtë në rast në një incidenti të tillë.’

Tre hapat e thjeshtë që duhet të ndjekin njujorkezët janë:

” Qëndrimi në makinë nuk është një opsion. Hapi i parë të gjithë duhet të hyjnë brenda. Hapi i dytë pasi të jeni në shtëpi, hiqni të gjitha rrobat, çantat dhe i fusni një në qese për të mbajtur larg hirin radioaktiv. Kur të jeni brenda mbyllni të gjitha dritaret dhe dyert. Nëse keni një bodrum mund të qëndroni aty. Hapi i tretë qëndroni të sintonizuar. Ndiqni mediat për më shumë informacion. Mund të dilni jashtë vetëm nëse autoritetet thonë se gjithçka është e në rregull. OK. Ju tani e keni marrë informacionin” shprehet zëdhësja në videon e publikaur.

Lexo më shumë  Presidentja e Meksikës ironizon me deklaratën e Trump: Pse të mos e quajmë SHBA-në “America Mexicana”

Në një deklaratë për shtyp rreth publikimit të videos, Komisioneri i Menaxhimit të Emergjencave të Nju Jorkut Zach Iscol, një i emëruar nga Eric Adams, tha:

“Menaxhimi i Emergjencave të Qytetit të Nju Jorkut ka një mori burimesh falas për njujorkezët për t’u përgatitur për emergjenca, duke përfshirë dhe për ngjarjet që nuk mund të ndodhin.

Komisioneri vazhdoi:

“Ndërsa peizazhi i kërcënimit vazhdon të evoluojë, është e rëndësishme që banorët e Nju Jorkut të dinë se ne po përgatitemi për çdo kërcënim të afërt dhe po u ofrojmë atyre burimet që u nevojiten për të qëndruar të sigurt dhe të informuar.” 

Lexo më shumë  Çfarë dimë për HMPV, këtë virus respirator që po përhapet në Kinë dhe në rrjetet sociale?

Duke folur për 1010ËINS, zëvendëskomisionerja e parë e Menaxhimit të Emergjencave, Christina Farrell tha për videon e re të çuditshme:

‘Ne e dimë se ky material mund të jetë i frikshëm, sinqerisht, por është shumë i rëndësishëm. Nuk ka asnjë kërcënim specifik në këtë moment.’

Paralajmërimet për një sulm të mundshëm bërthamor nuk kanë qenë në qendër të mendimeve të njujorkezëve që nga viti 2018, kur një gabim në sistemin e alarmit të Havait shkaktoi një panik në mbarë botën. 

Në atë incident, një punonjës i shtetit klikoi aksidentalisht butonin e gabuar, i cili dërgoi një paralajmërim për qytetarët Havai për një sulm me raketë në hyrje. 

Pas kësaj, një alarm në mbarë qytetin u dërgua nga zyrtarët. 

Ai alarm paralajmëroi njujorkezët:

‘Mos shikoni shpërthimin, gjeni strehë brenda 20 minutave nga alarmi, planifikoni të qëndroni në strehë për 24 deri në 48 orë dhe merrni ushqime dhe ujë, gjithmonë prisni urdhërat e mëtejshëm para se të largoheni.’ 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *