Ushtria milionëshe gati, Zelenski: Tërheqja ruse nga toka jonë është e pashmangshme
Tërheqja ruse nga toka ukrainase është “e pashmangshme”, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy në komentet e në Telegram.
Teksa vijnë raportime për një ushtri milionshe ukrainase të pajisur me armë perëndimore që po formohej me synimin për të rimarrë territorin jugor, udhëheqësi i Ukrainës foli për luftën që do të vijojë.
Ai tha: “Tërheqja e pushtuesve nga toka ukrainase është e pashmangshme, siç është edhe ndëshkimi i tyre.”
“Por ne duhet të mbahemi, duhet të luftojmë së bashku në të gjitha frontet tani – në frontin politik, informativ dhe ekonomik, pa treguar dobësi askund.”
“Ne mund ta përballojmë këtë luftë vetëm së bashku – absolutisht të gjithë, çdo burrë ukrainas, çdo grua ukrainase”, u shpreh Zelenskyy.
©Rruga Press