Ukraina e godet ushtrinë ruse me sistemin “Pancir 1”, të cilin ia mori gjatë luftimeve
Ushtria ukrainase ka njoftuar të hënën se ka marrë një “trofe” tjetër nga lufta me Rusinë.
Ushtria ukrainase njoftoi se pas një beteje, ia ka dalë t’ia marrë ushtrisë rusë sistemin anti-raketor “pancir 1”, me të cilin Moska zyrtare mburret shumë.
Sipas njoftimit të ushtrisë ukrainase, të postuar në Facebook, të hënën, me këtë sistem janë shkaktuar edhe dëmet e para në ushtrinë rusë.
“Tani ky ‘Pancir’ rus po lufton në krah të Ukrainës dhe tashmë ka rrëzuar objektivin e parë armik”, tha zëdhënësi i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, kolonel Yuri Ignat.
Rruga Press