Lajme

Karkaleci dëmton të mbjellat në zonën e Dumresë. Infektohen me dhjetëra hektarë jonxhë e vreshtari, fermerët apel Ministrisë së Bujqësisë

Kolonia e karkalecave ka pushtuar arat e mbjella dhe ato djerrë edhe në zonën e Dumresë në Belsh. Dhjetëra hektarë kryesisht me jonxhë, misër dhe vreshtari janë  infektuar nga ky dëmtues. Agronomi Mehdi Shehu pranon ekzistencën e  vatrave të infektuara në Dumre dhe thotë se e vetmja zgjidhje është dezifektimi i të gjitha sipërfaqeve të mbjella, pasi fermrët thotë ai pyesin dhe pak medikamente blejnë.

Të shqetësuar fermerët thonë se po mbledhin sa të mundin nga kulturat bujqësore. Ata kërkojnë ndihmën e ministrisë së bujqësisë dhe pushtetit lokal.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Tani që është periudhë që gjelbërimi është në masë, tani po futet edhe te pemët. Është një shqetësim shumë i madh për fermerët, na kontaktojnë dhe ne japim rekomandimet. Duhet një luftë masive për karkalecin. Ndryshe rishfaqet prap. Është shtuar në mënyrë masive”-u shpreh agronomi.

Ne fshatin  Dëshiran  demet  nga  karkaleci  jane  edhe më te  mëdha. Kryeplaku  Ferdi    Mjeshtri     thote  se  në emer të fermerëve i ka kërkuar ndihmë   bashkise  të kryejë dezifektimin, por mbeten në pritje.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Burime nga zyra rajonale e bujqësisë dhe mbrojtjes së bimëve në Elbasan bëjnë me dije se dëme   nga  karkaleci  ka  dhe  ne  fshatrat  e  bashkive  Elbasan   dhe Cërrik, por Dumreja mbetet më problematike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *