Masakra e Srebrenicës, presidenti i Malit të Zi: Ndodhi para syve tanë dhe nuk e ndaluam dot
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka reaguar në lidhje me 27 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë.
Me anë të një postimi në Twitter, ai tregoi vendosmërinë e tij për të mos lejuar kurrë vuajtjet për shkak të urrejtjes dhe ndryshimeve.
“Pa fjalë para së vërtetës se gjenocidi ndodhi para syve tanë dhe se ne ishim të pafuqishëm për ta parandaluar atë.
Të përulur para viktimave, familjeve dhe miqve të tyre me të cilët ndajmë dhimbjen edhe sot 27 vjet pas masakrës së Srebrenicës.
Vendosëm që bazuar në mësimet e nxjerra nga e kaluara, nuk do të lejojmë më kurrë vuajtjet për shkak të dallimeve dhe urrejtjes”, shkroi Gjukanoviç.
Rruga Press