‘Rusët më rrahën dhe më lanë në gropë për dy ditë’, rrëfimi i taksistit ukrainas
Prej 24 shkurtit, Rusia ka nisur luftën në Ukrainë dhe ka deklaruar nuk ka për qëllim goditjen e civilëve.
Por rrëfimet e ukrainasve tregojnë të kundërtën. Mykhailo Orlovskyi u rrëmbye nga rusët teksa po punonte si taksist në vendlindjen e tij, Ukrainë.
Më 7 mars ai u kap nga forcat ruse në një zonë pyjore ndërsa po lëvizte me taksinë e tij, të cilët shpeshherë e përdorte vullnetarisht për transportimin e ushtarëve ukrainas, shkruan Sky News.
Ai tha se forcat ruse e kishin rrahur, lidhur dhe hedhur në një gropë dhe e lanë aty për dy ditë. Më pas, e transportuan me helikopter në një burg në Rusi.
Atje ishte rrahur e torturuar në format më të rënda të mundshme, madje i janë marrë të gjitha sendet, duke filluar nga dokumentet e identifikimit dhe unaza e martesës.
“Ne u transferuam nga një vend në tjetrin dhe u morëm në pyetje. Ne vazhdimisht na është dashur të nënshkruajmë dokumente, jemi marrë në pyetje, jemi rrahur. Gjithçka zgjati rreth gjashtë orë, na çuan në një dhomë të veçantë, ku na rrahën me doreza boksi në veshka, mëlçi, brinjë, qafë dhe këmbë. Ata përdorën gjithashtu një armë paralizuese”, theksoi ai.
Orlovskyi kishte fatin që të rikthehet në familje pasi ishte pjesë e shkëmbimit të burgosurve rusë me ata ukrainas në muajin prill. Ajo çfarë e gëzon më shumë është fakti që lirimi i tij ndodhi në ditën kur e ëma kishte ditëlindjen.
Rruga Press