“Srebrenica – emri i gjenocidit”/ Gratë në të Zeza protestojnë në Beograd
Në Beograd, organizata joqeveritare “Gratë në të Zeza” (ŽUC) mbajti një protestë të heshtur në 27-vjetorin e Srebrenicës, nën slloganin “Srebrenica – emri i gjenocidit”.
Përveç pankartës së madhe me këtë titull, aktivistët e ŽUC mbanin gjithashtu një duzinë më të vogla me numrin 8,372.
Gjithashtu, kishte pankartat ku shkruhej “Hiqni muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç!” dhe “Ne kujtojmë!”, “Më shumë se 20,000 anëtarë të formacioneve të armatosura serbe morën pjesë në gjenocid”, “Genocidi në Sreberenicë u krye me mbështetjen e drejtpërdrejtë të regjimit nga Serbia” dhe “Të gjithë autobusët e deportimit ishin nga Serbia”.
Rruga Press