Bota

Macronit i “plas bomba” në kohë të vështira, zbulohet si loboi në mënyrë të fshehtë për Uberin në Francë

Me qindra dosje që tregojnë sesi Uberi ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Informacionet e siguruara nga The Guardian tregojnë ndihmën e madhe që Uber u ka dhënë liderëve si Emmanuel Macronit dhe ish-komisionerës së BE-së Neelie Kroes.

Po ashtu, në dosjet e siguruara tregohet sesi ish-drejtuesi i kompanisë së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve.

Megjithatë, Uberi thotë se “ato vlera të së shkuarës nuk janë në një linjë me vlerat aktuale dhe se sot bëhet fjalë për një kompani tërësisht tjetër.” Në dosjen Uber ndodhen më shumë se 124,000 regjistrime, duke përfshirë 83,000 emaile dhe 1,000 dosje të tjera që përfshijnë biseda nga viti 2013 deri në 2017.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Informacioni iu dha The Guardian dhe u nda me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë dhe një numër organizatash mediatike, përfshirë BBC Panorama.

Informacionet  zbulojnë, për herë të parë, se si një përpjekje lobimi dhe marrëdhëniesh me publikun me vlerë 90 milionë dollarë në vit rekrutoi “politikanë miqësorë” për të ndihmuar në fushatën për të prishur industrinë e taksive në Evropë, raporton BBC-ja.

Ndërsa taksistët francezë kanë organizuar protesta të dhunshme në rrugë kundër Uberit, Macroni – tani president, negocionte me shefin e Uberit, Travis Kalanick, dhe i tha atij se do të reformonte ligjet në favor të firmës.

Metodat “tipike” të biznesit të Uberit ishin gjerësisht të njohura, por për herë të parë skedarët japin një pamje unike të brendshme sesa larg ka shkuar kompania për të arritur qëllimet e saj.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Ato tregojnë se si ish-komisionerja dixhitale e BE-së, Neelie Kroes, një nga zyrtaret më të larta të Brukselit, ishte në bisedime për t’u bashkuar me Uberin para përfundimit të mandatit të saj, dhe më pas loboi fshehurazi për firmën, në shkelje të mundshme të rregullave të etikës së BE-së.

Në atë kohë, Uberi nuk ishte vetëm një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në botë, ajo ishte një nga më të diskutueshmet, e ndjekur nga çështjet gjyqësore, akuzat për ngacmim seksual dhe skandalet e shkeljes së të dhënave.

Përfundimisht aksionarët u lodhën, dhe Travis Kalanick u detyrua të largohej në 2017.

Uber thotë se zëvendësuesi i tij, Dara Khosrowshahi, kishte “detyrë të transformonte çdo aspekt të mënyrës se si funksionon Uber” dhe “ka instaluar kontrollet rigoroze dhe pajtueshmërinë e nevojshme për të funksionuar si një kompani publike”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *