Bota

Ukraina po grumbullon 1 milionë ushtarë, gati kundërsulmi për jugun

Ukraina po mbledh një milion forca luftarake, të pajisura me armë perëndimore, për të rimarrë territoret jugore të pushtuara nga Rusia. Lajmi u bë i ditur ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, në një intervistë për Sunday Times.

Sipas Reznikov, urdhri i presidentit Zelensky është çlirimi i zonave bregdetare, të cilat janë tepër jetike për vendin.

“Ne e kuptojmë se është politikisht e nevojshme. Presidenti ka udhëzuar komandën e lartë për të zhvilluar planet dhe shtabi i përgjithshëm do të komunikojë atë që nevojitet,” shpjegoi Reznikov.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Më herët, presidenti Zelensky paralajmëroi rusët se askush nuk do të falet për krimet që kryer në Ukrainë. Sipas tij, ata që kanë kryer masakra do të braktisen të parët nga vetë Rusia pasi të ndryshojnë rrethanat politike.

“Të gjithë ata që japin urdhra për bastisje, ata që sulmojnë qytetet tona, zonat e banuara, vrasin në mënyrë të qëllimshme, nuk mund të thonë se nuk e dinë ose nuk e kanë kuptuar. Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Ashtu si nazistët dhe ata nuk duhet të presin që shteti i tyre t’i mbrojë ata. Rusia do të jetë e para që do t’i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike”, deklaroi Zelensky.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *