Në pritje të dronëve amerikanë, Ukraina shpik dronin e vet që bart eksploziv
Ushtria ukrainase nuk priti furnizimet me dronë MQ-1C Grey Eagle nga SHBA-ja dhe vendosi të krijojë vetë një dron.
Siç bëhet e ditur, ukrainasit arritën të zhvillojnë një dron kamikaz, që lansohet duke përdorur një katapultë dhe mund të mbajë eksplozivë. Lëshuesi u bë gjithashtu me dorë.
Natyrisht, nuk ka asnjë informacion në lidhje me karakteristikat e tij teknike.
Nuk dihet se sa eksplozivë mund të mbajë një mjet fluturues pa pilot, sa kohë mund të qëndrojë në ajër dhe sa kushton ndërtimi i tij.
Nuk ka raketa Hellfire, si në MQ-1 Grey Eagle, por edhe nëse ushtria ruse mund ta rrëzojë atë, ata definitivisht nuk do të kenë akses në “teknologjitë inovative perëndimore”, sipas gagadget.com.
Rruga Press