Lajme

“Lufta e bëri zgjerimin sërish çështje politike”/ Lajçak: Duhet ta përfundojmë punën tonë me Ballkanin Perëndimor

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka dhe se e ka bërë çështje politike edhe zgjerimin e BE-së.

Lajcak këto deklarime i ka bërë nga një Forum në Dubrovnik të Kroacisë ku po merr pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Lexo më shumë  Gratë për VETËVENDOSJE! shënojnë ditën e tyre në Ujman, Haxhiu vlerëson angazhimin e aktivisteve

Emisari sllovak ka thënë se duhet përfunduar punët e pakryera kur bëhet fjalë për integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Në #DubrovnikForum2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajcak.

Lexo më shumë  Qindra llogari bankare, vila, pasuri marramendëse të sekuestruara/ SPAK reagon zyrtarisht për dosjen "Aruba"

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *